Zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk u ka pëlqyer ftesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për takim me Albin Kurtin në cilësinë e kryetarit të kësaj partie.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk është vetëm lider i Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe kryeministër.
Madje, sipas Abazit, kryeministri Kurti ka për obligim kushtetues t’i përgjigjet vetëm Kuvendit.
Reagimi i plotë i Abazit:
E para, takimet duhet të kenë agjendë, qëllim dhe arsye, dhe jo të mbahen sa për sy e faqe apo për të justifikuar një lloj legjitimiteti që Thaçi më nuk e ka. Dhe e dyta, nuk është Albin Kurti lider i LVV vetëm, por Kryeministër i Vendit i ngarkuar me mbrojtjen, zbatimin e kushtetutës e cila e garanton sovranitetin dhe integritetin e Republikës! Në shtetin parlamentar Kryeministri i përgjigjet vetëm kuvendit.