Haki Abazi në konferencën për media tha se nuk ka pasur asnjë reflektim brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pavarësisht kërkesës së tij dhe protestës që ai ka bërë.
“Nuk ka pasur asnjë reflektim, e gjitha kjo e zier në çadrën e Gadafit”, u shpreh ai.
“Çadra e Gadafit është nënshkruese e marrëveshjeve për demarkacionin. Dhe unë, si deputet i Republikës së Kosovës, nuk mund t’i subordinohem një agjende të këtillë, nuk mund të pranojë një ngulfatje”, vazhdoi tutje Abazi./FolDrejt/