Haki Abazi pritet të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale, shkruan Foil Drejt.
Sipas paralajmërimit të vetë prokurorisë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje do të intervistohet për rastin e Astrit Dehari.
Ftesa nga prokuroria Abazit i është bërë pasi javën e kaluar në një konferencë për shtyp kishte kërkuar që të merren në pyetje edhe Kryeministri Kurti, Ministren Albulena Haxhiu, si dhe Dejona Mihalin, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj Bajrami.
“IML-ja është në monitorim me kamera 24 orë. Dhe thash që prokuroria duhet të marr në pyetje Albin Kurtin, Dejona Mihalin, Albulena Haxhiun, Nazlie Balaj dhe Flutura Gogaj Bajrami. Rasti i Deharit është shumë i rëndë për tu mbajtur mbi supet e qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Dhe platforma e LVV-së ka qenë që drejtësia duhet të dal në dritë”, ishte shprehur Abazi./FolDrejt/