Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, po vazhdon konferencën për media.
Ai numëroi një sërë dështimesh sipas tij të Lëvizjes Vetëvendosje, duke filluar nga zgjedhjet lokale, për kandidatët e përzgjedhur, zgjedhjet e brendshme, mardhëniet me ShBA-në, mënyrën e udhëheqjes së dialogut, përcjell Fol Drejt.
“Tensionimi i mardhnieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është real dhe kjo vie si rezultat i moskomunikimit, bredhjes kot me javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe lënies pa kapacitete të duhura të ambasadës sonë në Washington”, u shpreh ai.
Ai përmendi emrin e Dejona Mihali, duke thënë se ajo luan rol kyç brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Zonja Mihali nuk ka qenë pjesë e votimeve, e listës së deputetëve, nuk ka qenë në garën e brendshme për zgjedhje brenda Lëvizjes Vetëvendosje, por është njeriu kryesor, e cila kontrollon dhe menaxhon me grupin parlamentar”, u shpreh Abazi./FolDrejt/