Zëvendëskryeministri, Haki Abazi ka deklaruar se vullneti i qytetarëve duhet që të matet në zgjedhje të jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.
Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi thotë se presidenti është duke kërkuar një kryeministër servil për të përfunduar planin e tij.
“Vullnetin dhe përcaktimin e sovranit nuk mund ta bëjë një president që kërkon një kryeministër servil për ta përfunduar planin e tij. Kjo është vallja e dreqit në mes të rrezikut për arkivolet e COVID-19”, thotë ai.
“Nga këtu shkojmë në zgjedhje sipas kushtetutës, matemi me votë, ndërsa deri atëherë do të kemi një qeveri në detyrë, e cila po kryen me sukses detyrat dhe përgjegjësitë e saj.
Për Këshillin e Sigurisë Kombëtare, përveç që janë prishur hardisqet e lidhura për mikrofonat, po ashtu edhe diktofoni mbi tavolinë nuk ka punuar. Nuk ka engjëj këtu”, ka shtuar Abazi.