Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazović, ka thirrur për sot seancën e gjashtë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Këshilli për Siguri Kombëtare, përveç kryetarit të Këshillit Abazović, përbëhet nga këta anëtarë: Filip Axhiq, ministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator i Ministrisë së Mbrojtjes, Marko Kovaç, Ministër i Drejtësisë, Aleksandar Damjanoviq, MSc, Ministër i Financave, Boris Miliq, ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Milan Knezheviq, kryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi dhe Mevludin Nuhoxhiq, nënkryetar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje të Parlamentit të Malit të Zi, përcjell Fol Drejt.
Sipas Kabinetit të Presidentit, në përputhje me nenin 6 të Rregullores së Punës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brđanin, ushtrues detyre i Prokurorit Suprem të Shtetit dhe kryetarja e Këshillit Prokurorial, Tatjana Begoviq dhe kryeprokurorja speciale. I ftuar ishte edhe Vladimir Novović./FolDrejt/