Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka kërkuar prej Agjencisë së Sigurisë Kombëtare që të kontrollojë nëse agjentët e shërbimit sekret e kanë përgjuar në korrik, para nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Abazoviq ka kërkuar nga menaxhmenti i ri i Agjencisë që të kontrollojë vërtetësinë e atyre informatave, raporton Vijesti.
Kjo kërkesë është konfirmuar prej vetë kryeministrit Abazoviq, e që i njëjti ka theksuar se nuk do të japë përgjigje pa marrë konfirmimin nga Agjencia.
Kujtojmë se marrëveshja me Kishën Ortodokse u nënshkrua në gusht të këtij viti dhe ka qenë kjo marrëveshje që ka ndikuar në mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Abazoviq dhe qeverisë së tij./FolDrejt/