Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mendon që gjatë mandatit të tij me Shqipërinë të forcojë lidhjen duke ndërtuar një ure në lumin Buna.
Abazoviq në emisionin Rubikon tha se nevojitet vetëm një urë prej 190 metrave që aksesi në mes Velipojës e Ulqinit të jetë vetëm 10 minuta.
Ndërsa, Pejën e Rozhajën synon ta afrojë nëpërmjet ndërtimit të një tuneli.
Pos këtyre ka edhe një plan tjetër ku do të lidh Plavën me Deçanin, e që e sheh si kontribut jo vetëm për turizëm por edhe si dritare për bizneset.