Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abavoziq, është takuar me Papa Françeskun gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë me ftesën e Papës.
Abazoviq e ka vlerësuar lidhjen e Malit të Zi me Vatikanin, duke e cilësuar si lidhje mijëra vjeçare me karakter universal.
“Mali i Zi dhe Vatikani janë të lidhur me lidhje mijëravjeçare të karakterit universal, nga të cilat lindi një trashëgimi e pasur kulturore dhe historike”, ka thënë Abazoviq, transmeton Mina.
Tutje, Abazoviq ka vlerësuar vlerat që ka zhvilluar Mali i Zi, duke e cilësuar si një vend ku ku bashkohen mendimet, kulturat dhe traditat e ndryshme, por në një mënyrë që promovon vlerat universale të demokracisë dhe dialogut./FolDrejt/