Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka uruar mirëseardhje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në “anëtarin e ardhshëm të BE-së”.
“Me mbështetjen e partnerëve tanë evropianë, ne po ndërtojmë një Mal të Zi që është më i qëndrueshëm dhe më me prosperitet. Këshilli i 11-të i Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi mbahet për herë të parë në Mal të Zi. Një nxitje e madhe që të vazhdojmë të ecim edhe më shpejt në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell, mirëseerdhe në shtetin e parë anëtar të ardhshëm të BE-së”, ka shkruar ai në Twitter.
Kryediplomati evropian ka thënë se Mali i Zi duhet ta ketë fokus rrugën e integrimit evropian, derisa e ka falëndëruar Abazoviqin që është rreshtuar krah BE-së në vendimet e politikës së jashtme.
“Takim i mirë me kryeministrin Dritan Abazoviq të cilin e falënderova për rreshtimin e plotë ttë Malit të Zi me vendimet e politikës së jashtme të BE-së.
Mali i Zi duhet ta mbajë fokusin në rrugën e tij drejt BE-së. Nuk ka asgjë më të rëndësishme – dritarja e mundësive është e hapur”.