Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq, zyrtarizoi sot fillimin e punimeve për rindërtimin e rrugës Tivat-Jaz dhe tha se dëshiron që Qeveria e 44-të e Malit të Zi të formohet sa më shpejt.
Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ai u tha gazetarëve se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse nuk është pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv.
“Do të dëshiroja që sa më shpejt të formohet qeveria”, tha Abazoviq dhe përsëriti se do të priten me një tortë, të cilën e kishte premtuar më herët.