Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, tha sot se Mali i Zi do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale dhe mbi të gjitha në rrugën drejt BE-së.
Abazoviq, në një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë, tha se Mali i Zi dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kosovën në fushën e turizmit, ekonomisë dhe energjisë, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.
Osmani theksoi rëndësinë e projekteve të përbashkëta për fondet e BE-së të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e ekonomisë, turizmit, shëndetësisë dhe kulturës”, thuhet në njoftim./FolDrejt/