Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, pas takimit me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ka theksuar se Mali i Zi vazhdon të udhëheqë politikën e fqinjësisë së mirë dhe mban fokusin në zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore në rajon, shkruan Fol Drejt.
“Mali i Zi po promovon bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon. Ne vazhdojmë të udhëheqim politikën e fqinjësisë së mirë dhe të mbajmë fokusin tonë në zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore që do të na lidhin edhe më mirë.”, shkroi Abazoviq në Facebook.
Ai shtoi se ishte shumë të kënaqur që u takua me Presidenten Osmani, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. /FolDrejt/