Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar Qeverinë e Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjen e marrëveshjes për liberalizim të vizave.
Abazoviq e ka cilësuar si akt historik dorëzimin e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Ai, njëherit ka premtuar mbështetjen e sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi ndaj Kosovës në rrugëtimin e saj drejt BE-së.
“I drejtoj urimet më të përzemërta Qeverisë së Republikës së Kosovës për aplikimin për anëtarësim në BE dhe arritjën e liberalizimit të vizave!”, ka shkruar Abazoviq në twitter.
“Ky akt historik për Kosovën fuqizon aspiratat e Ballkanit Perëndimorë për integrim në familjen e madhe evropiane. RK do të ketë mbështetje të sinqertë dhe të plotë të Malit të Zi në rrugëtimin e saj drejt BE-së!”, ka shtuar tutje./FolDrejt/