Kryetari i Qeverisë së Malit të Zi në mandat teknik, Dritan Abazoviq tha sot se ambicia e Qeverisë së Malit të Zi është që vitin e ardhshëm të vazhdojë ndërtimin e autostradës.
Abazoviq tha në seancën e Qeverisë se kushdo që mund të bëjë biznes në mënyrë transparente është i mirëpritur.
“Unë besoj se do të shfaqen gjithnjë e më shumë kompani që duan të jenë pjesë e projektit të ndërtimit të autostradës. Sigurisht që ne do t’i kushtojmë vëmendje, nuk mund të bëjmë më kontrata ku nuk mbrohet plotësisht interesi kombëtar”, theksoi Abazoviq./FolDrejt/