Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga sot do të qëndrojë në Serbi për një vizitë zyrtare dyditore.
Gjatë kësaj vizite, Abazoviq do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq, kryeministren Ana Bërnabiq dhe kryeparlamentarin Ivica Daçiq, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Kryeministri malazez do të pritet nga homologja e tij Ana Bërnabiq, me ceremoni zyrtare para Pallatit të Serbisë, e më pas do të ketë një takim dypalësh mes dy kryeministrave.
Dritan Abazoviq e kishte paralajmëruar vizitën në Beograd nga Ohri, ku kishte marrë pjesë si vëzgues në Samitin e “Ballkanit të Hapur”.
Madje, ai kishte thënë se fakti që vizita e tij e parë në rajon do të jetë në Beograd tregon se po vjen një kohë më e mirë për bashkëpunim mes dy vendeve./FolDrejt/