Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i ka ofruar mbështetje politikanit shqiptar në Mal të Zi, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, i cili është mandatuar për kryeministër.
Kamberi ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit malazez do ta fuqizonte demokracinë, qytetarinë dhe evropianizimin.
“Mbështetje Dritan Abazoviq për kryeministër. Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi. Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovenist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar”, ka shkruar Kamberi.
Kamberi ka shtuar se Amabazoviq është “e kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”.