Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka dënuar sulmet fizike mbi gazetarët.
“Jam i brengosur që po dëgjoj për sulmet fizike mbi gazetarët në Kosovë. Gazetarët duhet të lejohen që ta kryejnë punën pa frikën e dhunës”, ka thënë Abbott, transmeton Klan Kosova.
“Britania e Madhe është e angazhuar rreth lirisë së medieve dhe mbrojtjes së gazetarëve anembanë botës”.
Kujtojmë se dje në Mitrovicën e Veriut është sulmuar një ekip i Gazetës Blic.