Menjëherë para takimit të sotëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Ohër, ambasadori britanik në Prishtinë, Nicholas Abbott, tha se një rezultat pozitiv varet nga vullneti politik i negociatorëve nga të dyja palët.
“Një rezultat pozitiv i bisedimeve të Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet me vullnetin politik, guximin dhe pragmatizmin e Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë”, ka shkruar Abbott në Twitter.
Ambasadori britanik shtoi se marrëveshja do të përfitojë qytetarët dhe komunitetet./FolDrejt/