Ambasadori britanik në Kosovë, Nichola Abbott, ka thënë se në Hagë nuk po gjykohen UÇK-ja e Kosova, por veprimet individuale, shkruan Fol Drejt.
“Për shumë njerëz në Kosovë, gjyqi që fillon sot është një sfidë morale. Unë kam vizituar shumë monumente në të gjithë vendin dhe në shumë raste viktimave që ata përkujtojnë u mohohet ende drejtësia.”, shkroi Abbott në Facebook.
Abbott tha se megjithatë, është e drejtë që Kosova të ketë guximin të ndjekë drejtësinë për viktimat e tjera dhe të zbatojë sundimin e ligjit për të gjithë qytetarët e saj, edhe në rrethanat më të vështira.
Ambasadori theksoi se ky gjyq ka të bëjë me veprimet e individëve. As lufta e UÇK-së dhe as e Kosovës për liri nuk janë në gjyq dhe as nuk duhet të gjykohen. Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë ndërhyrjes së saj, si pjesë e NATO-s, si një kauzë e drejtë për të parandaluar një fatkeqësi humanitare dhe që të gjithë kosovarët të jetojnë të lirë nga represioni.
“Mbretëria e Bashkuar mbetet e përkushtuar për arritjen e drejtësisë për të gjitha viktimat e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.”, tha në fund Abbott. /FolDrejt/