Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se ka takuar shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Siç njofton Abbott, gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës.
“Diskutuam situatën në veri të Kosovës dhe ritheksova mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për rolin e EULEX-it dhe bashkëpunimin e mirë të vazhdueshëm ndërmjet ambasadës sonë dhe EULEX-it”, ka shkruar Abbott në Twitter.