Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha sot në Kuvendin e Kosovës se dita e sotme është dita kur kryeministri i vendit Albin Kurti, ka pranuar Asociacionin.
Kjo pasi Kurti u shpreh në kuvend se marrëveshja e vitit 2013 është obligim ndërkombëtar për Kosovën, është e bëshme me disa kushte, përcjell Fol Drejt.
Abdixhiku tha se Kurti ka mbështetjen e Lidhjes Demokratike në lidhje me respektimin e rendit kushtetues të Kosovës, por që ai duhet të vijë të raportojë në kuvend./FolDrejt/