I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga Kryeministri Albin Kurti, të tregojë se “çfarë pranuar në parim”, për sa i përket dialogut me Sebrinë, shkruan Fol Drejt.
Ai ia ka parashtruar Kryeministrit Kurti, 4 pyetje në lidhje me dialogun:
1. Në Marrëveshjen e pranuar nga ju, në parim, a bëhet fjalë për një marrëveshje përfundimtare? Pra finale? Ligjërisht e ndërkombtarisht të obligueshme? Apo për një marrëveshje bazë, dhe jopërfundimtare?
2. Marrëveshja e pranuar nga ju, në parim, a e ka njohjen e ndërsjellë në qendër të saj? Pra aktin ku Serbia e njeh Kosovën? E kur Kosova, ndërsjellazi, e njeh Serbinë?
3. Marrëveshja e pranuar nga ju në parim, a i ka elementet e platformës tuaj që na e prezantuat në gusht të vitit 2022? Pra ato që lidhen me dëmet e luftës dhe kompensimin e tyre; me reciprocitetin në Luginë; e kthimin e pasurisë së plaçkitur nga Serbia.
4. Kjo marrëveshje e pranuar në parim nga ju, a parasheh rikonsiderimin e të gjitha marrëveshjeve paraprake, siç kërkonit në gusht të vitit 2022, apo implementimin e marrëveshjeve, pa dallim?
Abdixhiku këto pyetje ia shtroi gjatë kohës së dedikuar për deklarime jashtë rendit të ditës./FolDrejt/