Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë për lirimin e tre policëve kosovarë nga Serbia, raporton Fol Drejt.
“Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve tanë, Rifat Zeka, Beqir Sefa e Shemsi Mustafa, të cilët 12 ditë më parë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, në një akt të agresionit luftënxitës.”, ka thënë Abdixhiku.
Ai tha se sot falënderon të gjithë miqtë ndërkombëtarë, që në vazhdimësi kanë dënuar aktin e Serbisë, sikurse dhe kanë shtuar presionin për lirimin e menjëhershëm të tyre. Në veçanti, ka falënderuar qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre.
“Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se sjelljet agresive e luftënxitëse të Serbisë duhet të dënohen nga komuniteti ndërkombëtarë, prandaj koordinimi i veprimeve të institucioneve të Kosovës me aleatët tanë është domosdoshmëri.”, u shpreh tutje Abdixhiku. /FolDrejt/