Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ka thënë se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës, raporton Fol Drejt.
“Në librarinë ‘Buzuku’ në Prishtinë, mes leximit të përbashkët e vizatimeve që burojnë nga imagjinata shumëngjyrëshe e tyre, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Abdixhiku tha se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës së tij dhe theksoi se atyre u detyrohen të tashmen e qetë për të ardhmen e ndritur që do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne.
“Mbi të gjitha, u detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë. Një që rritet bashkë me ta, me miq, e me të ardhme plot potencial.”. shkroi tutje Abdixhiku. /FolDrejt/