Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, foli sot në Kuvendin e Kosovës.
Ai iu drejtua Kurtit duke i thënë se ndjen keqardhje për ndryshimin e pozicionit të kryeministrit të vendit, Albin Kurti, përcjell Fol Drejt.
“Për pozicionin ndryshues të Kurtit unë ndjej sinqerisht keqardhje, çfarë fati i trishtueshëm politik”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku, në seancën raportuese të Kurtit për marrëveshjen në Ohër, thotë se fjalët e deputetëve në Kuvend kanë humbur peshë pasi nuk janë marrë asnjëherë parasysh.
“Raportimet e Kurtit në kuvend kanë humbur esencën pasi ose bëhen kur ka përfunduar gjithçka ose partitë politike dhe deputetët mbesin në terr informativ ose edhe më rëndë humbasin peshën e fjalëve pasi çdo gjë që thuhet këtu zhbëhet në një takim të radhës në Bruksel, ose në një paraqitje televizive”, u shpreh ai./FolDrejt/