Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku replikoi sot në Kuvendin e Kosovës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Ai iu drejtua Kurtit duke i thënë se gjatë deklaratës së tij para deputetëve ai e pranoi se po negocionpër një marrëveshje që nuk e ka njohjen në të, përcjell Fol Drejt.
“Sapo pranove se po negocion për një marrëveshje që nuk e ka njohjen në të, sërish një devijim bukur i rëndë i procesit dialogues, aq më i rëndë kur e ballafaqojmë me pozicionin tuaj që e ke shfaqur para liderëve politik në gusht të vitit 2022”, u shpreh Abdixhiku.
Ai i tha Kurtit se nuk ka dhënë asnjë përgjigje as për çështjen e dëmeve, as për reciprocitetin e të drejtave dhe kështu me radhë./FolDrejt/