Me rastin e 27- vjetorit të masakrës së Srebrenicës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë një kujtim të veçantë në llogarinë e tij personale në Twitter.
Ai ka shkruar se gjenocidi i Srebrenicës është shenja më e errët e historisë moderne e cila ndodhi në zemër të Evropës, transmeton Fol Drejt.
“8,372 djem dhe burra u ekzekutuan nga forcat nacionaliste serbe. Ekzekutuesit kanë një trashëgimi të fortë në Serbi sot, mohuesit e gjenocidit”, ka shkruar Abdixhiku./FolDrejt/