Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, gjatë një konferencë të përbashkët me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është detyrë e Qeverisë së Kosovës që t’i kthejë të gjithë qytetarët që kanë mbetur në vende të ndryshme pas situatës së pandemisë së coronavirusit.
“Kemi nis organizmin e kontrollimit dhe kthimin nga vendet e huaja për në Kosovë. Kemi bërë thirrje që çdo qytetar që nuk ka urgjencë të mos marrë rrugën e kthimit meqë kapacitetet e shtetit të Kosovës janë më të mangëta”, u shopreh Abdixhiku.
Ai tha se janë 834 qytetarë kosovar që duhet të kthehen në Kosovë, nga vendet e tjera, dhe se të gjitha ëto raste janë duke u trajtuar.
“Secili tjetër me urgjencë kthimi do të marrë ndihmën e shtetit të Kosovës. Nëpërmjet Ministrisë së Jashtme janë udhëzuar ambasadat tona për të bërë evidentimin e kosovarëve që ndodhen jashtë.. Janë 834 qytetarë që duhet të kthehen. Jemi duke i trajtuar këto raste”, tha Abdixhiku.
Të kthyerit do të vendosen në Qendrën e Studentëve e cila është përgatitur si karantinë dhe transporti i tyre është nën përgjegjësinë e ministrisë.
“Secili i kthyer në Kosovë do të vendoset në Qendrën e Konvikteve e cila është kthyer në karantinë. E kemi si ministri përgjegjësinë për ta organizuar transportin deri në aeroport dhe deri tek qendra”, u shpreh Abdixhiku.