Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, raporton Fol Drejt.
Sipas tij ata i janë përgjigjur pozitivisht ftesës, “duke e shprehur gatishmërinë e tyre të plotë” për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për të dalë nga situata.
Por në këtë takim, sipas Abdixhikut, nuk kanë kuptuar diçka të re, veç atyre që janë thënë në deklaratat publike nga qeveria.
Për më tepër, ai ka thënë se “nuk kanë parë një plan konkret” nga ana e qeverisë, për të dalë nga situata.
Abdixhiku po ashtu ka thënë se në takim kanë biseduar edhe për marrëveshjen finale me Serbinë.
Sipas tij, qëndrimet e LDK-së tashmë janë të qarta:
“Kosova duhet ta pranojë një marrëveshje të mbështetur ndërkombëtarisht, e cila e ruan integritetin territorial të vendit” – ka thënë ai.
Megjithatë, Abdixhiku ka shtuar se e rëndësishme në këtë situatë është që veprimet e qeverisë të jenë të koordinuara me aleatët ndërkombëtar – “dhe për këtë ne insistojmë”./FolDrejt/