Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku u shpreh se asnjë kryeministër nuk ka bërë dëm aq sa kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti.
Ai u shpreh kështu në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin, duke thënë se marrëveshja (plani evropian) që ka sjellë Albin Kurti është sot kriter për Kosovën në BE dhe se kritere të tilla Kosova nuk ka pasur asnjëherë.
“Këto janë barrë për Kosovën! A e implementon ky, a implementohen pas 50 vjetëve, kjo tani është trashëgimi politike, juridike”.
“Kjo marrëveshje që e ka sjellë ky njeri, është sot kriter për Kosovën në BE, këso kritere Kosova s’ka pasur asnjëherë!”, u shpreh Abdixhiku në emisionin e klankosova.tv, transmeton Fol Drejt.