Kanë vijuar kritikat e opozitës karshi Kryeministrit Albin Kurti, për sa i përket dialogut Kosovë – Serbi. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i është rikthyer edhe një herë dokumentit, duke i thënë se, është Kurti ai që nuk po e lexon të plotë dokumentin e marrëveshjes, shkruan Fol Drejt.
“Nga njohja reciproke ke kaluar në paparagjykim të palëve mbi çështjen e statusit. Tani këtë paralelizëm e ke edhe tek rishikimi i çështjeve paraprake, pra flet për rishikimin e marrëveshjeve paraprake, gjithmonë ke folur, por në marrëveshje e ke: pajtimin për të gjitha marrëveshjet paraprake” – ka thënë ndër të tjera Abdixhiku.
Ai po ashtu i ka kthyer përgjigje Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari Lila, të cilën e ka akuzuar për “mungesë kurrizi” në politikë./FolDrejt/