Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar për nder të Epopesë së UÇK-së sot ka vizituar Prekazin, nga ku tha se rënia e familjes Jashari lindi përpjekjen tonë për liri, shtet dhe pavarësi, shkruan Fol Drejt.
“Sot nderojmë 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull ranë heroikisht familja Jashari dhe komandanti legjendar Adem Jashari. Në këtë rënie të tyre, lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, shtet dhe pavarësi.” tha Abdixhiku para gazetarëve.
Abdixhiku shtoi se mbi sakrificën e familjes Jashari, të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve të UÇK-së qëndron edhe rrugëtimi i ardhshëm i Kosovës për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane. Këtë rrugë, në këtë ditë, duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm, por edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë. /FolDrejt/