Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku vizitoi Kongresin Amerikan dhe u takua me Kongresmenin Republikan, Robert Aderholt.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku publikoi edhe pamje nga takimi, transmeton Fol Drejt.
“Në Kongresin Amerikan, u prita nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt. Atij fillimisht i urova rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar.
Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, u shpreh Abdixhiku në njoftim./FolDrejt/