Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, arrestimin e kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj e ka quajtur një hakmarrjeje të pastër politike dhe si të tillë e konsideron të papranueshëm dhe kundër demokracisë.
“Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura. I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku në Facebo
Postimi i plotë:
“Arrestimi i dhunshëm i kryetarit të PSD-së Dardan Molliqaj, ka shije të një hakmarrjeje të pastër politike; prandaj ky akt, për mua dhe LDK-në është i papranueshëm dhe kundër standardeve bazike të demokracisë.
Kurti dhe Qeveria e tij nuk guxojnë të përdorin pushtetin policor për kërcënime e arrestime politike; sidomos kur për alternativë kanë ndjekjen normale e njerëzore të rrugëve procedurale sipas rregullave tashmë të njohura.
I bëj ftesë organeve të rendit të ruajnë integritetin e tyre profesional e të pavarur dhe të mos bëhen pjesë e këtij teatri politik të një Qeverie paranoike”, ka shkruar Abdixhiku.