Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë seancës së sotme ka kritikuar kryeministrin Kurti se nuk po e kupton mirë gjendjen ekonomike në Kosovë.
“Gjënë e parë që duhet ta bëni kryeministër është të kuptoni saktë gjendjen që është në Kosovë. Ndoshta ndërrimi i kostumeve tuaja prej opozitës në pushtet ju bën të mendoni që gjendja ka ndërruar edhe në vend, por e vërteta është krejt ndryshe. Ju nuk keni zhvillim ekonomik dhe nuk jeni në gjendje të merrni as edhe një masë, të përmendni as edhe një masë që dëshmon se ndryshim të zhvillimit ekonomik në Kosovë”, tha Abdixhiku transmeton Fol Drejt.
Tutje Abdixhiku ka thënë që inflacioni është 13 për qind e që sipas tij është një rekord historik.
“Jeni në gjendje të përmendni politika sociale, por kështu do të bëheshit vendi i parë në botë që me politika sociale bën zhvillim. Tani që ta kuptoni inflacioni në Kosovë është 13 përqind. Brenda një viti Albin – rekordi më i lartë historik në Kosovë e që ta kuptojnë të gjithë ky inflacion nuk vjen prej Albinit, por vjen prej luftës së nisur prej Putinit. Por, çështja nuk është se çka bën Putini, por se çka bën Albini. A e lë këtë krizë të vijë neto në Kosovë, apo e merr ndonjë masë që ta zbusë atë?”, tha Abdixhiku./FolDrejt/