Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me rastin e 35-vjeçares, duke kërkuar dorëheqje dhe shkarkim të çdo përgjegjësi lidhur me këtë rast.
“Në vend të fjalëve e reagimeve poetike, qytetarët kërkojnë përgjegjësi e veprim. Fillimisht dorëheqje dhe shkarkim të secilit përgjegjës në çdo segment të dështuar të shtetit; më pas luftim të dukurisë së dhunës ndaj gruas në rrënjë”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.
“Kjo ishte kërkesa e qytetarëve të Suharekës në takimin e përbashkët që patëm sonte në kuadër të ‘LDK ju dëgjon’.
Kryeministrit të vendit iu deshën njëzet e katër orë – dhe gjithë presioni publik mbi reagimet skandaloze të tij – për të kuptuar se për çfarë është aty. Njëzet e katër orë për të thirrur në përgjegjësi gjithë zinxhirin përgjegjës. Koha për të reaguar ka kaluar. Tani t’i mbajë përgjegjës secilin, dhe njerëzit e tij.”, ka shkruar tutje Abdixhiku./FolDrejt/