Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qëndruar në Hamburg, bashkë me raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola Von Cramon.
Përmes një postimi në facebook, Abdixhiku ka bërë me dije se bashkë me Crammon, kanë qenë mysafirë folës në ngarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti “Oda e V.”
“Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian.
Si LDK, këtë potencial duam ta përfshijmë në çdo nivel tonin politik.”, është shprehur Abdixhiku në facebook./FolDrejt/