Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka takuar artistin Eshref Qahili, për veprat e të cilit tha se vazhdojnë të jenë reflektim i memories tonë kolektive, shkruan Fol Drejt.
““Ëndërroj të pikturoj, pikturoj çfarë ëndërroj”.
Takova profesor Eshref Qahilin në atelenë e tij në Prishtinë. Për 40 vjet, veprat e tij vazhdojnë të jenë reflektim i memories tonë kolektive që në pikturë e art sot e japin tregimin e bukur të Kosovës.
Dhe ky tregim i bukur duhet të vazhdojë.
Kjo është ëndrra jonë sot.”, shkroi Abdixhiku në Facebook. /FolDrejt/