Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar një institucion parashkollor në Prishtinë, ku theksoi se me Me propozimin e partisë që drejton për koeficient, paga bazë e edukatorëve arrin në 650 euro, shkruan Fol Drejt.
“Me Albinën sot vizituam Institucionin Parashkollor “Yllkat”, në Prishtinë. Aty takuam edukatoret e këtij kopshti që çdo ditë kujdesen për 267 fëmijë. Puna e tyre e çmueshme – në këtë kopsht e secilin tjetër në Kosovë – përveç mirënjohjes, meriton dhe kompensim të dinjitetshëm. Me propozimin tonë për koeficient, ky kompensim merr kuptim sepse për herë të parë paga e tyre bazë arrin në 650 euro.”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Ai shtoi se për fëmijët e familjet kosovare premtimi për 160 çerdhe për një mandat ka qenë vetëm një mashtrim, kur tash e dy vite nuk është ndërtuar as edhe një.
“Në planin e LDK-së, përtej koeficientit 125 do të përkujdesemi që çdo fëmijë, në gjithë vendin, nga mosha 3 vjeç të hyjë në programin e kopshtit.”, tha në fund Abdixhiku. /FolDrejt/