Lumir Abdixhiku është shfaqur tërë kritika ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkatësisht Kryeministrit Albin Kurti, i cili po e udhëheqë dialogun me Serbinë, shkruan Fol Drejt.
Sipas Abdixhikut, Kurti përkundër qëndrimit zyrtar, nuk ia ka dalë as edhe një element e as kapitull të platformës së politike të tij, ta jetësojë brenda këtij procesi:
“Tashmë asnjëri nga gjashtë kapitujt e platformës së tij, asnjëri nga elementet e programit qeverisës, nuk janë pjesë e dialogut që ai ka pranuar në parim. Përkundrazi tani flasim për një marrëveshje bazë, pa njohje dejure në të, një marrëveshje që e vendosë Kosovën në proces negociator për vitet e ardhshme vijuese”.
Abdixhiku tha se Kurti ia lë përshtypjen se më të rëndësishme e sheh luftën ndaj opozitës, se sa vetë procesin e dialogut.
Ai ka folur edhe për pikën më të nxehtë të dialogut: Asociacionin. Sipas tij, Kurti nuk ka shumë opsione para vetes:
“Janë dy rrugë që i keni përpara, 1 ta zhbëni këtë marrëveshje ndërkombëtare, 2 ta implementoni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të tjerat janë lojëra fjalësh për debate popullsitë në kuvend” – ka thënë ai./FolDrejt/