Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pa reaguar pas shfaqjes së një fotografie të Ibrahim Rugovës brenda Parlamentit Evropian, shkruan Fol Drejt.
“Foto e ditës:
‘Shtëpia nuk mbahet pa miq.’”, shkroi Abdixhiku në Facebook, duke i bashkëngjitur fotografinë që Parlamenti Evropian e shpërndau në rrjetet sociale, ku shihen presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, e në prapaskenë duket edhe fotografia e Ibrahim Rugovës. /Fol Drejt/