Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas rrëmbimit të tre policëve në veri të Kosovës.
Abdixhiku, përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, ka thënë se lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.
“Të tre policët e rrëmbyer i presim në shtëpi. Ky është borxhi ynë si Republikë përballë agresionit luftënxitës të Serbisë. Lirimi i tyre i menjëhershëm është domosdoshmëri.
Për këtë lirim, bashkërendimi e përafrimi me aleatë është i paalternativë. Prandaj, sot, bie dhe perdja e naiviteti popullist që këtë bashkërendim e shihte si dobësi. Dobësi e vetme është thirrja e vonuar për ndihmë, pasi je poshtëruar.”, ka thënë Abdixhiku.
“Kosova nuk e meriton një ditë të tillë.
Sot, kërkojmë përgjegjësi politike institucionale nga Kryemnistri dhe vartësi i tij. Ushtrimi i sovranitetit të vërtetë kërkon mençuri.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/