Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj dhunimit të 11-vjeçares.
Abdixhiku, përmes një postimi në facebook, ka thënë se dhunuesve duhet t’u jepet dënim maksimal.
“Jam thellësisht i prekur nga ngjarja në Prishtinë, ku një vajze të vogël iu këput ecja nga një akt monstruoz dhunimi… Dhunuesve, dënim maksimal – asgjë më pak – për këtë akt monstruoz”, ka shkruar Abdixhiku në facebook.
Si baba i vajzave, por, edhe si përfaqësues i qytetarëve, ai tha se ndien pjesën e hidhërimit dhe njëkohësisht përgjegjësisë që i takon secilit për mosndëshkimin e këtyre akteve në formën e duhur, por edhe për mosarritjen e shkallës së emancipimit, që të trajtohet vajza e gruaja si të barabartë në këtë shoqëri.
“Bashkëndjej me prindërit e vajzës së mitur dhe të gjitha bashkëmoshataret e saj që edhe një herë u bënë dëshmitare të një akti të tillë abuzues e çnjerëzor. Kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë dhe shtetit tonë”, ka shtuar ai.