Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.
Siç njofton Lidhja Demokratike e Kosovës, të dy bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale në vend me theks të veçantë për procesin e dialogut, transmeton Fol Drejt.
Kryetari Abdixhiku rikonfirmoi qëndrimin e LDK-së që procesi i dialogut duhet të përmbyllet me marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjelltë.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen që Zvicra vazhdon t’i japë Kosovës për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë të vendit tonë.
Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha si ato arsimore, ekonomike, integruese dhe kulturore, ishin po ashtu temë diskutimi./FolDrejt/