Lumir Abdixhiku është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Abdixhiku do të drejtojë LDK-në edhe për katër vjet.
333 delegatët e LDK-së prezentë votuan për Abdixhikun. Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Ish-deputetit, Faton Bislimit nuk iu lejua që të kandidojë për kryetar të LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor.
Bislimi nuk arriti t’i futet garës për të rivalizuar Lumir Abdixhikun, pasi i njëjti nuk ishte as delegat në Kuvendin e 10-të të LDK-së dhe sipas statutit të LDK-së, Bislimit nuk i lejohet kandidimi për kryetar.
Në Kuvendin e përbërë nga 333 delegatë sa ishin të pranishëm në sallë, 331 votuan kundër tij.