Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin kanë diskutuar mbi situatën në veri të vendit, raporton Fol Drejt.
“Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri.”, sjhkruan në njoftimin e LDK-së në Facebook.
Kryetari Abdixhiku e ka njoftuar ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët si parakusht i stabilitetit afatgjatë.
“Kryetari Abdixhiku shtroi po ashtu dhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit.”, thuhet tutje në komunikatë. /FolDrejt/