Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shkruan Fol Drejt.
Abdixhiku tha se gjatë takimit ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.
Ai theksoi se LDK-ja beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik. /FolDrejt/