Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku njoftoi se gjatë mëngjesit të sotëm u takua me studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Univeristetit të Prishtinës.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin.
Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë.
Paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot.
Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi”, thuhet në njoftimin e Abdixhikut./FolDrejt/