Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, priti sot në takim njoftues, Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Heleni Vakali.
Abdixhiku me ambasadoren Vakali, diskutoi për situatën aktuale politike si dhe për proceset integruese të Kosovës dhe rajonit, me ç’rast theksoi se roli mbështetës i Greqisë është tepër i rëndësishëm, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, shprehu mirënjohjen ndaj shtetit grek për përkahjen që i ka dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave.
Gjatë takimit, Abdixhiku, përveçse vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, theksoi se thellimi i bashkëpunimit të mëtejmë në fushën politike dhe ekonomike dhe fusha tjera është me interes reciprok./FolDrejt/